1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bekë Berisha rrëfen se si u përball me xhandarmërinë serbe në veri: Iu kërkova lejet e armëve, u arsyetuan dhe i liruam

Rekomandime

Ish-komandanti i UÇK-së, Naser Shatri, ka folur për incidentin që ju ndodhi një grupi të bjeshkatarëve të Kosovës në veri të vendit, ku dy qytetarë serb kishin shtënë duke shkaktuar kështu frikë dhe panik tek sportistët kosovarë.

- Advertisement -

Shatri ka thënë se një rast i ngjashëm i kishte ndodhur edhe atij para disa viteve në pjesën veriore të vendit, ku kishte qenë duke ecur me një grup të shokëve, përfshirë këtu edhe deputetin e AAK-së, Bekë Berishën.

Ngjarjen për lajmi.net e ka konfirmuar edhe deputeti Berisha, i cili ka rrëfyer se si kishin hasur në xhandarmërinë serbe brenda territorit të Kosovës.

“Është fakt se në një rast ku unë kam qenë prezent kemi hasur në njësi të xhandarmërisë serbe brenda kufirit të Kosovës dhe pas reagimit tonë ata janë larguar. Ne ishim të armatosur dhe si duket nuk ishim njerëz të përshtatshëm për konfIikt, u takuam ballë për ballë, unë ju kërkova lejet e armëve sepse ishin në territor të Kosovës, u munduan të arsyetoheshin dhe i liruam”, ka thënë Berisha.

- Advertisement -

Tutje, ai ka thënë se incidente të tilla ndërkufitare ndodhin shpesh në atë zonë.

“Kemi pasur ankesa për raste të ngjashme ku xhandarmëria nga ana serbe por edhe strukturat paralele nga ana e Mitrovicës, provokojnë, maltretojnë, rrahin, djegin automjete të shqiptarëve, krijojnë pasiguri për turistët shqiptar dhe të huaj duke u sorollatur në zonën kufitare të Zubin Potokut deri te liqeni i Shatraj, të armatosur dhe të uniformuar”, ka deklaruar Berisha për lajmi.net.

- Advertisement -

Ai ka përmendur edhe një rast tjetër ku Policia kufitare e Kosovës ka neutralizuar dhe çarmatosur një bandë të strukturave paralele.

“Policia jonë kufitare në një rast tjetër ka neutralizuar dhe çarmatosur një bandë të strukturave paralele, mirëpo shpesh herë reagimi nga policia kufitare ka munguar”, ka thënë Berisha.

Deputeti i AAK-së ka thënë se ankesat e banorëve sezonal në bjeshkët e Moknës janë permanente sa i përket lëvizjeve të bandave dhe xhandarmërisë serbe brenda kufirit të Kosovës.

Megjithatë, ai ka thënë se për të gjitha ankesat që janë drejtuar tek ai, gjithmonë ka informuar organet kompetente.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit