2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bekim Haxhiu flet pasi PDK-ja dorëzoi ankesë kundër tij në PZAP dhe Polici

Rekomandime

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, është deklaruar pasi është paraqitur ankesë ndaj tij në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

- Advertisement -

Ai ka thënë se ndjen keqardhje për insinuatën që sipas tij me ankesë e ka krijuar kandidati i PDK-së për Skenderajn, Fadil Nura.

“Nëse Fadil Nura është “penduar” sepse e ka kuptuar se Drenica nuk del kundër Bekim Jasharit djalit të heroit Hamzë Jashari, nipit të komandantit legjendar Adem Jashari për pushtet të askujt, ai nuk duhet të bëjë ankesë me improvizime por e përmirëson gabim dhe tërheq kandidaturën. Publikimi i rezultatit zgjedhor nuk është kërcënim por e arritur e KQZ-së dhe është në shërbim të rritjes së besimit, transparencë dhe demokracisë dhe nuk besoj se ndokush është kundër kësaj”.

“Të gjithë kandidatët dhe mbështetësit e tyre bëjnë fushatë, prezantojnë programet e tyre, për të i bindur qytetarët për kënd me votu, ky është qëllimi i fushatës elektorale. Fshehtësia e votës është e garantuar me Ligj dhe Kushtetutë dhe mbrohet nga komisionerët dhe vëzhguesit e partive politike dhe OJQ monitoruese të procesit zgjedhor. Ankesa në KQZ është huqje e qëllimshme e ankuesit, me video sekondëshe të nxjerrur nga konteksti i fjalimit 15 minutash të prezantimit të programit të Bekim Jasharit për zhvillimin e Skenderajt”, ka thënë Haxhiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit