1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bekim Haxhiu: Në Skëndraj fitoi lakmia para lavdisë, me këtë rezultat nuk mund të mburret Drenica

Rekomandime

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar për herë të parë pas rezultatit të zgjedhjeve në Skënderaj, ku fitoi Fadil Nura.

- Advertisement -

Haxhiu i cili në këtë garë e kishte përkrahur Bekim Jasharin, ka thëë se të pikëlluar e me kokën ulur duhet të jenë ata ata që ia humbën Skënderajt mundësinë e artë me Bekim Jasharin në realizimin e projekteve për zhvillim dhe ndërtim të Drenicës.

Tutje, Haxhiu ka thënë se pa Jasharajt nuk do të kishte as UÇK, as pavarësi, as demokraci e as parti.

“Jasharajt e ndrruan historinë.Ata janë vet historia moderne. Ata na e mundësuan edhe 17 tetorin 2021. Pa Jasharajt nuk do të kishte as UÇK, as Liri, as Pavarësi as demokraci as parti. Bekim, sa herë të takoj ty, bacin Rifat, Besartën, e vij në vizitë te varret e 56 antarëve të familjes tuaj Jashari, e di që nuk do të me vrasë ndergjegjja. Ju nuk jeni kalimtarë, Ju jeni themeli i pavarësisë e nderi i shqiptarisë. Në Skënderaj fitoi lakmia më shumë se lavdia! Me këtë rezultat nuk mund të mburret Drenica”, ka shkruar Haxhiu.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë:

Bekim Hamëz Jashari, për Drenicën, për mua dhe familjen time mbetesh kryetari më i respektuar e emblematik i Skënderajt.

- Advertisement -

Unë, përkrahësit dhe votuesit tuaj jemi me kokën lartë, krenarë që jetojmë në këtë epokë ku na u dha mundësia ta votojmë Bekim Hamëz Jasharin për kryetar komune.

Kokën lartë si çdo herë me Jasharajt dhe me Bekim Jasharin për punën që ka bërë në qeverisje të Skënderajt, me transparencë, pa korrupsion, pa nepotizëm.

Të pikëlluar e me kokën ulur duhet të jenë ata që ia humbën Skënderajt mundësinë e artë me Bekim Jasharin në realizimin e projekteve për zhvillim dhe ndërtim të Drenicës.

Jasharajt e ndrruan historinë.Ata janë vet historia moderne. Ata na e mundësuan edhe 17 tetorin 2021.

Pa Jasharajt nuk do të kishte as UÇK, as Liri, as Pavarësi as demokraci as parti.

Bekim, sa herë të takoj ty, bacin Rifat, Besartën, e vij në vizitë te varret e 56 antarëve të familjes tuaj Jashari, e di që nuk do të me v*asë ndergjegjja.

Ju nuk jeni kalimtarë, Ju jeni themeli i pavarësisë e nderi i shqiptarisë.

Në Skënderaj fitoi lakmia më shumë se lavdia!

Me këtë rezultat nuk mund të mburret Drenica.

Faleminderit vendëlindja ime që e vendose Bekim Hamëz Jasharin fitues. Nuk e braktise Idealin e UÇK-së së Adem Jasharit!

Vendëlindja ime Tërrnavci do të mbahet në mend se ishte me Jasharajt, si çdoherë në kauzën e drejtë të historisë.

Pafundësisht krenar që i qëndrova besnik Idealit të Adem e Hamzë Jasharit, në luftë, dhe tani kur biri i tyre deshi ta jetësojë Idealin në zhvillim e pëparim të shtetit, për të cilin dhanë gjithçka.

Me idealin e tyre do të rrugëtojë sa të kem frymë!

Fitore të  merituar për  Bedri Hamzën, Agim Aliun e Mehmet Ballazhin, urime për njerëzit me vlera!

Suksese për kandidatët tjerë që janë në balotazh!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit