2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Bekim Haxhiu: Përjashtimi nga PDK-ja, nderi më i madh që mund të ma bëjnë

Rekomandime

Anëtari i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tashmë ka dalë publikisht në përkrahje të Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt, kundër Fadil Nurës së PDK-së, ka thënë se përjashtimi nga kjo parti do të ishte nderi më i madh që do të mund t’i bëhej.

Gazetari Xhemajl Rexha në Kanal 10 pati të ftuar Jasharin dhe Haxhiun, ku këtë të fundit e pyeti në se do të jetë prapë në PDK edhe pas zgjedhjeve lokale.

- Advertisement -

“A do të jeni në PDK pas 17 tetorit?”, pyeti Rexha.

“Jam PDK, jam UÇK, jam me Familjen Jashari, jam me Bekim Jasharin dhe do të vazhdoj njëjtë me qenë”, ka thënë Haxhiu.

“A mund t’ju përjashtojë partia pas 17 tetorit?”, u pyet Haxhiu.

- Advertisement -

“Nderi më i madh që mundet me ma bo është me më përjashtu. Ai është nderi më i madh që mundet PDK-ja me ma ba”, ka thënë Haxhiu.

Pas kësaj deklarate, Bekim Jashari ia zgjati dorën Haxhiut pasi duket se kjo deklaratë i pëlqeu shumë.

- Advertisement -

Kundër Bekim Haxhiut nga PDK garon Fadil Nura me mbështetje të plotë nga Sami Lushtaku, dega e PDK-së në Skenderaj dhe kryetari e kryesia e PDK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit