Afrim Muçiqi, është inkuadruar në një emision televiziv në tv Dukagjini, ku ka pyetur Bekim Haxhiun dhe politikanët të tjerë nëse ata blejnë bileta për ndeshjet e Kosovës.
Përkundër se FFK ka paraparë që një person të blejë vetëm dy bileta, Bekim Haxhiu, thotë se ai i blen deri në 40 bileta të ndeshjes së Kosovës. Thotë se biletat i blen për miqtë e tij, por edhe për t’ua dhuruar tifozëve anglezë.
“Afrimi blen bileta shumë për vete ne e njohim sepse jemi këtu. S’ka ndeshje të Federatës së Futbollit të Kosovë që unë 30 apo 40 bileta nuk i kam ble dhe që nuk ua jepi njerëzve që e duan sportin”.
“Biletën time e blejë dhe minimum prej 800 deri 1 mijë euro i blejë për t’i dhuruar. Për njerëz që e duan sportin hy onllajn dhe i porositi nipat dhe fëmijët e vëllait prej edhe tifozëve prej Anglisë ua japi, ose ndonjë miku që e di që nuk është i qasshëm në internet dhe nuk mundet me i ble”, ka deklaruar Haxhiu