2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Bekim Jashari dhe Halil Kastrati e bëjnë me banesë nënë nga Klina që jetonte në kushte të rënda

Rekomandime

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka lajmëruar se së bashku me hoxhën Halil Kastrati i kanë bërë zgjidhje një nëne vetë ushqyese që ta vendosin në banesë, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Jashari përmes Facebook’ut ka deklaruar se Halil Kastrati ka marrë përsipër që brenda dy dite ta vendosin në një banesë nënën nga Klina e Epërme së bashku me fëmijën e saj.

Postimi i plotë:
Sot kam kërkuar nga punëtorët social të Qendrës për Punë Sociale që të vizitojnë përseri nënën vetë ushqyese nga Klina e Epërme.

Gjatë vizitës, pasi punëtorët kanë paralajmëruar znj. Tahiri që ajo duhet të këtë më shumë përgjegjësi për fëmijën e vogël dhe nuk ka të drejtë të mbajë atë në kushte të tilla përderisa ne i kemi ofruar banim tek banesat sociale, ajo ka pranuar që të vendoset në këto banesa.

- Advertisement -

Pas ofrimit të banesës dhe pakove ushqimore në vazhdimësi nga komuna jonë, hoxha i nderuar Halil Kastrati ka marrë përsipër mobilimin e baneses për të krijuar kushte të përshtatshme për vendosjen e nënës e fëmijës brenda dy ditëve në banesë.

Faleminderit i nderuar hoxhë për tërë kontributin tuaj të jashtëzakonshëm dhënë familjeve në nevojë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit