1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bekim Jashari godet Fadil Nurën: Po ia ndërroni vendin projektit për nevoja të bizneseve të afërta me PDK-në

Rekomandime

Pushteti i kaluar dhe opozita në Skënderaj kanë goditur me akuza qeverisjen në këtë komunë, vetëm tri javë pas marrjës së mandatit.

Ish-kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas ndryshimit të lokacionit të objektit për personat me nevoja të veçanta.

- Advertisement -

Më 2 nëntor është vendosur gurthemeli nga Bekim Jashari për fillimin e punimeve për ndërtimin e objektit për personat me nevoja të veçanta në Skënderaj. Por një muaj pas, Fadil Nura e dërgoi lokacionin në oborrin e shkollës “Ahmet Delia”.

Jashari ka thënë se Nura ia ndërroi lokacionin objektit për t’ia lëshuar vendin për biznese njerëzve të afërt me ta. Po ashtu ai tha se me këtë vendim po ia merr një pjesë të oborrit kësaj shkolle.

“Pushteti i tanishëm ia ndërruan lokacionin e ndërtimit të qendres për personat me nevoja të veçanta, nga vendi përballë parkut “Idriz Rreci”, për te shkolla “Ahmet Delia” duke ia marrë një pjesë të oborrit kësaj shkolle. Arsyeja e ndërrimit të lokacionit është se në vendin ku ne kemi filluar ndërtimin e qendres, vite me parë ky pushtet ia kishte dhënë pronën në fjalë në shfrytëzim për 15 vite një operatori ekonomik, personave të afërt me ta, gjoja në emër të mirëmbajtjes së parkut “Idriz Rreci”, i cili asnjëherë nuk ishte mirëmbajtjur nga operatori ekonomik”, ka shkruar Jashari.

- Advertisement -

Ai tha se pronën po ua kthejnë dostave të PDK-së.

“Ne sipas ligjit anuluam në asamble vendimin dhe ky vendim është kthyer pozitiv nga Ministria e Pushtetit Lokal. Tani kjo qeverisje e largon qendren e personave me nevoja të veçanta nga ky lokacion për t’ia kthyer këtë pronë prap dostave të tyre”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Për këtë vendim të qeverisë Nura, ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë.

Kryetari i LVV-së, Hysni Mehani ka thënë që e ndërruan vendin për t’ia ruajtur pronën një dostit të tyre.

“Arbitrariteti i qeverisjes aktuale tejkalon çdo parashikim. E dërguan këtë objekt në oborrin e shkollës “Ahmet Delia” për t’ia ruajtur pronën një dostit të tyre”, ka shkruar Mehani.

Mehani po ashtu tha se kjo është bërë pa pyetur askënd nga Këshilli i Prindërve apo mësimdhënësit.

“Pa pyetur Këshillin e Prindërve, pa pyetur nxënësit, pa pyetur mësimdhënësit, drejtorët politikë nëpër shkolla edhe nuk kanë pse i pyesin! Megjithatë, shkolla është institucion, qoftë edhe për kulturë e njerëzillek do duhej ta mblidhnin Këshillin e Prindërve bashkë me mësimdhënësit e nxënësit, e t’iu tregohej për veprimin që po e ndërmerrnin”, ka thënë kreu i VV-së në Skënderaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit