3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Belgjika modifikon tanket – Arsyeja banale për largimin e pjesës më të madhe të ushtarëve

Rekomandime

Një përmirësim i shtrenjtë i flotës me tanke në Belgjikë do të skualifikojë pjesën më të madhe të ushtarëve, për shkak se modifikimet e mjeteve kanë zvogëluar së tepërmi pjesën e brendshme. Gjatësia mesatare e belgëve është 177 cm, por tankistët tashmë duhet të jenë deri në 170 cm.

Në përpjekje për të përmirësuar masat e sigurisë, Belgjika shpenzoi 30,5 milionë euro, por me sa duket i ka bërë shumë të vegjël tanket. Televizioni shtetëror, VRT, zbuloi gafën në një raportim ekskluziv që deri tani nuk është kundërshtuar nga ushtria.

- Advertisement -

Pas ankesave të disa politikanë, Ministria e Mbrojtjes pranoi se tanku Pandur është i papërdorshëm në këtë gjendje, por do të ketë modifikime të tjera. Ndërsa Shefi i Sistemeve Mbrojtëse në Ushtri, Yves Dupont, tha se gjithmonë ka pasur kufizime në lartësinë e tankistëve.

Flota e tankeve Pandur është blerë në vitin 1996 nga Austria, fillimisht për t’u përdorur në fushën e betejës. Më vonë, ata u përdorën për operacione zbulimi. Sipas Forcave Mbrojtëse të Belgjikës brenda në tank mund të qëndrojnë 9 persona.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit