4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Beogradi nxit tensione parazgjedhore dhe kërcënon serbët e Kosovës

Rekomandime

Beogradi ka nxitur tension ndaj qytetarëve serbë të Kosovës, që në zgjedhjet Parlamentare të 6 tetorit, ata të votojnë për Listën Serbi.

- Advertisement -

Këtë e thonë përfaqësuesit e tri subjekteve tjera politike rivale, nga kualicioni “Liria”, Partia e Serbëve të Kosovës dhe Partia e Pavarur Liberale, të cilat i takojnë komunitetit serb të Kosovës.

Rada Trajkovic nga koalicioni “Liria”, thotë për Radion Evropa e Lirë se presioni ndaj qytetarëve serbë të Kosovës është duke u bërë me kërcënimin se do t’i humbin vendet e punës në rast se ata votojnë kandidatë të subjekteve tjera politike serbe dhe jo të Listës Serbe, e cila gjatë 7 vjetëve të fundit ka qenë në pushtet.

“Fatkeqësisht, për momentin, presioni më i madh mbi serbët është duke ardhur nga Beogradi, nga disa qendra joformale, marrë parasysh që kemi informata që një grup i njerëzve i afërt me mafinë ose vetë mafia, këtë nuk e di, ka depërtuar te Liqeni i Ujmanit (Gazivodës), në Qendrën Ekologjike. Sipas asaj që thonë serbët nga veriu, ardhja e atyre njerëzve është në funksion të frikësimit të serbëve”, ka thënë Trajkovic.

- Advertisement -

Ndërsa, lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanovic, thotë për Radio Evropa e Lirë se presioni ndaj qytetarëve serbë ka ekzistuar edhe më herët, mirëpo tash është shtuar për shkak të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Ne, si parti, kemi presion të madh dhe të tmerrshëm këtu në veri, i cili është shkaktuar nga ana e institucioneve të Qeverisë së Serbisë, si dhe nga struktura të caktuara kriminale, të cilat u janë të njohura mirë Policisë së Kosovës dhe përfaqësive diplomatike ndërkombëtare në Kosovë. Përveç pamundësimit të një veprimi normal politik, këtu ekziston një dozë e madhe e frikës dhe kjo frikë është rezultat i kërcënimeve dhe dhunës së pandërprerë të serbëve ndaj serbëve”.

- Advertisement -

“Kjo është e dirigjuar nga Beogradi me qëllimin që të frikësohen të gjithë serbët që mendojnë ndryshe nga politika zyrtare e saj, si dhe të nënshtrohen dhe dëgjojnë direktivat që vijnë nga Beogradi, e të cilat vijnë më shumë përmes qarqeve që janë më shumë kriminale dhe joformale se sa që janë zyrtare”, ka përfunduar Jabllanovic.

Në anën tjetër, edhe Slobodan Petrovic, lider i Partisë së Pavarur Liberale thotë se ka fakte për këtë presion për ta votuar Listën Serbe.

“Kemi disa fakte. Ja, pikërisht,një njeri në Shtërpcë është pushuar nga puna. Ai është kryetar i këshilli tonë në Komunën e Shtërpcës. Ai ka punuar atje në shëndetësi dhe është pushuar nga puna nga eprori i tij, për shkak se nuk i është përulur kërkesës së tij që të shpërndajë këshillin e Partisë së Pavarur Liberale dhe që publikisht të dalë dhe ta përkrahë Listën Serbe”, thekson Petrovic.

Në komunikatën e lëshuar për media nga Lista Serbe gjatë ditës së premte, ky subject politik i ka cilësuar deklaratat e përfaqësuesve të partive tjera serbe, si sulme ndaj mbijetesës së popullit serb në Kosovë.

“Ajo që po bëjnë Rada Trajkovic, Nenad Nashic, Slobodan Petrovic dhe Slavisha Petkovic, duke e sulmuar Listën Serbe dhe institucionet serbe, është sulm i drejtpërdrejtë ndaj mbijetesës së popullit serb. Qëllimi i tyre politik është që të shuhen institucionet serbe në Kosovë, në mënyrë që të hiqen dhjetëra mijëra paga, pensione dhe përfitime sociale, të cilat i financon shteti jonë i Serbisë dhe të fundosen në sistemin e ‘Kosovës së pavarur plotësisht’”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

Për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 6 tetorit, katër partitë politike serbe do të garojnë për 10 ulëse të garantuara për komunitetin pakicë serb në Kuvendin e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit