1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Berisha: Ballkani i Hapur sjell homogjeninë serbe në rajon

Rekomandime

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur publikisht Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjen që refuzuan të bëhen pjesë e “Open Balkan”.

Berisha tha se kjo nismë sjell homogjeninë në rajon dhe BE nuk e përkrah për shkak se nuk sjell stabilitet, por vasalitet.

- Advertisement -

“E patë një foto në Beograd. Padroni me dy argatët dhe rrinin si roje nderi para Sorosit Junior, Alexit. Ne jemi kundër sepse BE formatoi nismën e Berlinit për të na afruar me vetën dhe vendosi edhe 9 miliardë euro ndihmë për ne.

Ballkani i Hapur sjell homogjeninë serbe në rajon. Përshëndes qeverinë e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjes që hodhën në kosh këtë projekt. Që në fillim e denoncova duke mbrojtur fermerët e Lushnjës, të Korçës dhe me radhë.

Pse nuk e përkrah BE?

- Advertisement -

Von Der Layen erdhi këtu me mesazhin e qartë ne nuk përkrahim Ballkanin, të njëjtën gjë i tha kancelarja. Ai nuk sjell stabilitet, por vasalitet”, tha Berisha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit