-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Berisha “godet” Vuçiqin: Kujdes me shqiptarët se do përfundosh si Millosheviçi !

Rekomandime

Dy orë përpara ”Foltores” në Shkodër Sali Berisha komentoi marrëveshjen e arritur dje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat, ndërsa i dërgoi një mesazh presidentit Vuçiç.

“Nje marreveshje per tu pershendetur! Miq, dje ne Bruksel u arrit marreveshja per zgjidhjen e problemit te targave ne vendkalimet kufitare dhe territoret perkatese midis Kosoves dhe Serbise.

- Advertisement -

Ne perputhje me marreveshjen zbatohet nga palet parimi i reciprocitetit. Targat zyrtare mbulohen me nje etiket te shtetit perkates ne pikat e hyrejes ne territoret respektive.

Me kete rast pershendes firmosjen e marreveshjes arritur ne Bruksel dhe ndermjetesuesit e saj. Une gjithashtu pershendes dhe njehere qendrimin e drejt te autoriteteve te Kosoves dhe realizimin e reciprocitetit si zgjidhja e vetme dinjitoze e ketij problemi.

Miq, vendimi i drejte i qeverise se Kosoves per rivendosjen ne perputhje te plote me marrveshjen e Brukselit te disa viteve me pare nxori lakuriq para botes shemtine e karkaterit prej ultranacionialisti te verber serb te Aleksander Vuçiç dhe pasojat e rrezikshme per paqen dhe stabilitetin e rajonit te aleances destabilizuese dhe Iuftenxitese trilaterale te Beogradit me argatet e tij te Tiranes dhe Shkupit.

- Advertisement -

Ishin pikerisht keta dy faktor qe inkurajuan presidentin e Serbomadhise ish Geobelsin e Millosheviçit njeriun qe nuk njeh genocidin serial serb ndaj shqiptarve dhe genocidin serb ndaj bosnjakve ti bej karshillek Natos.

Ky aventurier Iuftenxites e Beogradit riktheu hijet Iuftes, vringellimin e armve dhe dislokoj e forcat ushtarake ne kufijt e Kosoves duke deshmuar se ai sot eshte pa aq i rrezikshem per paqen ne rajon sa ç’ishte padroni i tij Sllobodan Millosheviç ne vitin 1990.

- Advertisement -

Me kete rast duke denuar ma ashpersine me te madhe qendrimet konflikuale dhe Iuftenxitese te serbomadhit Vuçiç paraljameroj ate te mos luaj me paqen ne rajon mos luaj me shqiptaret duke u mbeshtetur tek ruset dhe ne marrveshjet e fshehta dhe te hapta me argatet e tij Zografi Bis-Zaev ne Tirane dhe Shkup, se do te duket lule fati i idhullit te tij Slobodan Millosheviç” shkruan Berisha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit