7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Berisha i PDK-së: BIA serbe, ndihmon Albinin me ua mbyllë gojën mediave të pavarura

Rekomandime

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka reaguar rreth intervistimit të zyrtarit policor, Zeqir Lejnani nga BIA serbe.

Sipas Berishës ky intervistim përbën shqetësim serioz për sigurinë kombëtare.

- Advertisement -

Nga venerimi si ushtarak, deputet dhe komisionar për siguri e mbrojtje, nëse BIA ka hy në territorin tonë e po interviston qytetarët apo qytetarët tanë me theks të komunitetit shqiptar, apo të njëjtit shkojnë vullnetarisht, ndonjëri “si cjapi te kasapi”, kjo përbën shqetësim për sigurinë nacionale. Sa për ilustrim është rasti i zyrtarit policor të Policisë së Kosovës, Zeqir Lenjani”, ka shkruar ai në Facebook.

Anëtari i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës ka ftuar kryeministrin e Kosovës në Komisionin për Siguri që të përgjigjet pyetjeve të anëtarëve në lidhje me këto biseda informative.

“Unë mendoj se Komisioni i Kuvendit për Siguri e Mbrojtje, duhet ta thërras Kryeministrin Kurti në interviste t’iu tregohet qytetarëve, shtetas të Republikës së Kosovës, pse i ka braktisur kur ata detyrohen të kalojnë nëpër Serbi ose t’i vizitojnë njerëzit e tyre në Shtetin serb?!” ka shkruar tujte ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit