4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Berisha mesazh Vuçiqit: Nuk do të mësysh Tiranën si mik i Ramës, nëse do bashkëpunim njih gjenocidin

Rekomandime

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka dërguar një mesazh presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

- Advertisement -

Berisha i ka bërë thirrje që të mendohet shumë mirë para se të kalojë “Ballkanin e Hapur” në Tiranë. E sa i përket këtij projekti, Berisha thotë se ka për qëllim të ndajë Kosovën dhe të kthejë Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut në zona të hegjemonisë serbe.

Berisha shtoi ndër të tjera, se nëse Vuçiq do bashkëpunim duhet që të njohë më parë gjenocidin që Serbia ka ushtruar ndaj shqiptarëve.

“Miqtë e mi, Ballkani i Hapur është projekt armiqësor ndaj shqiptarëve. Ballkani i Hapur ka vetëm një qëllim, ndarjen e Kosovës, shndërrimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në zona absolute të hegjomonzimit serb. A do i pranojmë ne këto? Kurrën e kurrës. Ndaj nga kjo platformë do t’i çojmë një mesazh Sllobodanit të ri. Hiqe nga mendja se do të kalojë Ballkani i Hapur në Shqipëri me firmën e Edi Ramës. Mendohu mirë, mendohu shumë herë para se të mësysh Tiranën si mik i Edi Ramës, sepse një popull i tërë do jetë në rrugë kundër teje. Ne jemi dhe do të punojmë për marrëdhënie normale, por jo kurrë në kurriz të Kosovës”.

- Advertisement -

“Harroje se mund të prekësh Kosovën. Jemi një komb dhe vetëm një komb dhe kurrë më nuk do mund të prekësh një pjesë të territorit të saj. Në do paqe, miqësi, bashkëpunim në radhë të parë të njohësh gjenocidin ciklik që ke ushtruar ndaj shqiptarëve”, tha Berisha./tvklan.al/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit