1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Berisha “shkakton tërmet” në Kuvend, përzë me forcë Alibeajn nga foltorja

Rekomandime

Sali Berisha bllokoi Foltoren e Kuvendit duke “përzënë” Enkelejd Alibeajn i cili kishte radhën për të folur, për t’iu përgjigjur kryeministrit Rama i cili e quajti të vdekur politikisht.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij shprehej “Kur Berisha ishte gjallë…” dhe kjo shkaktoi tensione në seancën e sotme plenare.

- Advertisement -

Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla i doli në mbrojtje Alibeajt dhe e quajti veprimin e Berishës të shëmtuar.

“Ajo që ndodhi në sytë e publikut është një turp i madh. Nuk kam nevojë ta mbroj, kam rregulloren. Tani kjo ka ndodhur dikur kur ky zotëria ishte kryeministër dhe një përfaqësues i SP po fliste dhe me harbutërinë që e karakterizon bëri një gjest. Ne nuk kishim mundësi të merrnim asnjë masë në atë kohë dhe nuk kishim merak. Kur në këtë sallë një deputeti i jepet fjala, ai duhet të marrë fjalën, nuk ka rëndësi kush është . nuk është ky këtu dhe askush tjetër që të përzërë njerëzit nga Foltorja me forcë tha Balla

Balla kërkoi 5 minuta pushim dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ndërpreu seancën.

- Advertisement -

I pyetur nga gazetarët Berisha tha jashtë ambienteve të Kuvendit “nuk e shtyva por më takonte fjala në çdo aspekt.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit