3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Bërnabiq: Do të japim 2 milionë euro nga zemra për Shqipërinë

Rekomandime

Gjermania deri më tani është shteti që ka ndarë më së shumti fonde për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i fundvitit të kaluar në Shqipëri. Shteti gjerman ka ndarë 11 milionë euro.

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm Federal i Gjermanisë, Heiko Maas, deklaroi sot në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 se, ndonëse vendi i tij i doli në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit, tashmë duhet ndihmuar vendin edhe për rindërtim.

“Tërmeti i rëndë i nëntorit, që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. Gjermania ofroi menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike. Por tani bëhet fjalë për rindërtimin. Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte. Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro. Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëllim konferencën e sotme të donatorëve”, tha Mass, raporton Tch.

Serbia ka ndarë 2 milionë euro “nga zemra” për Shqipërinë

- Advertisement -

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia do të japë 2 milionë euro për Shqipërinë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve në Bruksel.

“Do të japim 2 milionë euro nga zemra për Shqipërinë dhe popullin e saj. Ju dëshirojmë më të mirën”, ka thënë Bërnabiqi për mediat, raporton KTV.

- Advertisement -

Rreth orës 19:00 do të merret vesh shuma totale e ndihmës për Shqipërinë në këtë konferencë.

Deri më tani janë ndarë:

BE-100 milionë euro

KE-15 milionë euro

Gjermania: 11 milionë euro

Suedia- 5.6 milionë euro

Serbia: 2 milionë euro

Britania e Madhe: 1 milion funte

Kroacia-1 milionë euro

15:19
BE, 100 milionë euro nga buxheti për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen teksa deklaroi se Bashkimi Europian do të japë 100 milionë euro nga buxheti i saj për projektin e rindërtimit, dha mesazhe të forta për shqiptarët.

Gjatë fjalës së saj në Konferencën e Donatorëve, Ursula Von der Leyen pohoi se BE është sot me shqiptarët, ndërsa theksoi se e gjithë bota u solidarizua me atë çka përjetoi Shqipëria më 26 nëntor, ku humbën jetën 51 persona dhe qindra të tjerë mbetën pa banesa. Ajo tha se tashmë Shqipërisë i duhet ndihma për të rifilluar nga e para.

“Populli i Shqipërisë e ka vendin në BE. Sot me këtë pjesëmarrje mbresëlënëse tregoni reagimin e fortë ndaj thirrjes së Shqipërisë. E gjithë bota është mobilizuar në mbështetje tuaj. Nga Turqia, deri në Zvicër, e SHBA. Ne kemi parë ekipe shpëtimi serbe dhe kosovare. E kemi parë këtë përtej ndarjes politike. Solidariteti mund të shpëtojë jetë. Në fakt solidariteti ka shpëtuar shumë jetë në Shqipëri. Nevojat e Shqipërisë janë shumë të mëdha. Kostoja e rindërtimit është vlerësuar me 1 miliard euro. Është e qartë se Shqipëria e vetme se përballon dot këtë barrë, ndaj jemi mbledhur këtu. Sot i premtojmë popullit shqiptar se jemi aty për një kohë të gjatë. Solidariteti jonë do jetë i fortë dhe angazhohemi për rindërtimin ën vazhdimësi. Askush nuk mund ta ndjejë boshllëkun e atyre që kanë humbur jetën, por mund të ndihmojmë Shqipërinë që të rifilloje nga e para. Së bashku mund ta bëjmë vendin tuaj më të fortë. 100 milion euro nga buxheti i BE, (përveç 50 milionëshit të parë). Ju ftoj të gjithëve që të ndihmoni Shqipërinë, që të ngrihet në këmbë shpejt. Pas tërmetit shqiptarët kanë treguar se nuk janë vetëm një popull krenar, por kanë një zemër të madhe. Sot jemi në anën e Shqipërisë, në një moment nevoje. Shqipëria do të ngrihet më e fortë dhe më e sigurt në zemër të familjes sonë evropiane dhe unë mbështetem te ju për këtë gjë.”, tha Von Der Leyen/BW.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit