1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Bërnabiq këmbëngul: Asociacioni duhet të formohet patjetër sipas marrëveshjes dhe jo si një OJQ

Rekomandime

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq i tha mbrëmë TV Pink-ut se çështja e Kosovës dhe marrëdhëniet me Prishtinën mbeten sfidat më të mëdha edhe për sigurinë e vendit.

- Advertisement -

është shprehur ajo, Serbia ka implementuar gjithë çfarë është dakorduar në Bruksel, ndërsa ka thënë se Asociacioni (Bashkësia) e Komunave Serbe (AKS-ja) që është një detyrim i Prishtinës, duhet të formohet ashtu siç parasahihet me marrëveshje dhe jo si një OJQ.

Ajo i tha TV Pink-ut të Bewogradit se për Asociacionin nuk ka më dialog dhe se është dëshpëruese që BE-ja, që, siç ka thënë ajo, është synim strategjik edhe i qeverisë së re të Serbisë, lejoi që AKS-ja të formohet as pas shtatë vjetësh pas dakordimit për të.

Bernabiq ka theksuar se çështja e Kosovës mbetet një çështje par ekelent për sigurinë e Serbisë, që “një ditë të mos ndodhë, qëllimisht ose rastësisht, që me provokim të shkaktohet situatë që të kemi konflikt të armatosur”, si në rastin e Nagorno-Karabagut.

- Advertisement -

“Nuk jemi një vend si më 2014, por shtet që do të jetë lider në Europë pëpr nga rritja ekonomike, papunësia është vetëm 7,3 për qind, që identifikohet di lider në digjitalizim…” ka thënë ajo.

Sipas saj, Prishtina nuk ka bërë shumë dhe ka thënë se në Kosovë është gjendje katastrofale e papunësisë, kriminalitetit, korrupsionit…

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit