2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Bërnabiq: Kurti është një fanatik ideologjik, kjo nuk është mirë as për serbët e as për shqiptarët

Rekomandime

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Albin Kurti është një fanatik ideologjik.

“Nëse Albin Kurti interesohet vërtet për vende të reja pune, cilësinë e jetës dhe perspektivën për të rinjtë, atëherë dialogu me Beogradin duhet të jetë prioritet. Ai mendon në kokën e tij se kjo është një punë e kryer dhe se Republika e Kosovës është shtet i pavarur, ai është një fanatik ideologjik”.

- Advertisement -

Ajo thotë se kjo është ajo që e frikëson më së shumti sepse, sipas saj, kjo nuk sjell asgjë të mirë as për shqiptarët as për serbët në Kosovë dhe as për rajonin.

Bërnabiq ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i bëjë presion Prishtinës zyrtare që të kthehet në tryezën e bisedimeve.

“Nëse flasim për marrëveshjen e Brukselit ajo duhet të realizohet. Unë nuk shoh alternativë tjetër. Nëse duam të negociojmë një marrëveshje tjetër për normalizim fillimisht duhet ta zbatojmë të parën”, theksoi ajo.

- Advertisement -

Ajo deklaron se nuk mund të anulohen krejt marrëveshjet e arritura mes dy vendeve dhe të ketë kthim në vitin 2013.

“Nuk e shoh fare si opsion që të kthehemi në periudhën para vitit 2013, të anulojmë të gjitha marrëveshjet dhe gjithçka që kemi përmbushur, ku Prishtina nuk ka zbatuar asgjë, dhe të negociojmë një marrëveshje të re”.

- Advertisement -

Bërnabiq insiston se Prishtina duhet ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe “sipas marrëveshjes ndërkombëtare garantues i së cilës është BE-ja”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit