3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Bërnabiq nga Londra ka një kërkesë për Prishtinën

Rekomandime

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë në samitin për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër se Prishtina duhet ta heqë taksën prej 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja.

Bërnabiq i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta shqyrtojë heqjen e taksës për mallrat që vijnë nga Serbia në Kosovë.

- Advertisement -

Fatkeqësisht, ne kemi tarifa 100 për qind të vendosura nga Prishtina për mallrat nga Serbia qendrore dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Shpresoj që Albin Kurti do ta shqyrtojë përsëri, sepse duhet të mendojmë se si të lehtësojmë tregtinë midis nesh dhe si të krijojmë një mjedis të favorshëm biznesi“.

Tha ajo në panelin ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Tanjug.

- Advertisement -

Në Londër po marrin pjesë gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. BERZH ka njoftuar se këtë vit planifikon të investojë një miliard euro për këtë rajon.

Kryeministri Kurti po merr pjesë për herë të parë në këtë Samit, ndërsa në fotografitë e publikuara nga Londra, duket se atij i janë caktuar të gjitha ulëset afër Bërnabiqit.

- Advertisement -

Kurti gjatë fjalës së tij citohet të ketë përmendur edhe investimet e diasporës në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit