6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Bernardin Jakaj ballafaqohet me boksierin nacionalist serb

Rekomandime

Boksieri shqiptar që jeton në Vjenë, Bernardin Jakaj, do të përballet me boksierin serb, Marko Nikolic, më 24 mars, në shtetin e Austrisë, në afërsi të Vienës, përcjell albinfo.at.

- Advertisement -

Ndërkohë, promoteri i boksierit shqiptar, Bernardin Jakaj, Shpëtim Shala, ka folur në lidhje me këtë meç, ku tha se edhe e ka organizuar me lehtësi.

“Nuk ka qenë shumë e lehtë, pasi që me menaxhmentin e Nikolic kam negociuar edhe vitin e kaluar, për meçin e fundit të Bernardinit që e ka zhvilluar në nëntor për titullin IBO Continental. Kësaj here kemi arritur marreveshje më lehtë, pasi që kundërshtarit i kemi ofruar një honorar mjaft të mirë”, tha fillimisht Shpëtim Shala për ‘GazetaBlic.

Sipas Shalës, ky meç do të jetë një tregues i vërtetë për formën dhe cilësitë e Bernardin Jakajt, pasi kundërshtari ka bagazh të madh.“Ky do të jetë një test i vërtetë për Bernardinin. Nikolic ka një bagazh me 30 fitore dhe vetem dy humbje, dhe gjithashtu është ish-kampion i dyfishtë WBC Mediterranean. Por, unë besoj në aftësitë e Bernardinit dhe mendoj se do të triumfojë”, potencoi ai.

- Advertisement -

Kujtojmë se Jakaj në 13 meçet e zhvilluara deri më tani, i ka të gjitha fitore, tetë prej tyre me K.O., teksa nuk njeh humbje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit