2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

BERZH jep 1 milionë euro për bizneset e vogla në Kosovë

Rekomandime

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nënshkroi një paketë të asistencës teknike prej 1 milion Euro, e financuar nga Bashkimi Evropian (BE), për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë. NVM-të lokale tani mund të përfitojnë nga shërbimet këshilluese të përshtatura, të dizajnuara për t’i ndihmuar ato të ndërtojnë kapacitetet e tyre të eksportit dhe të kenë mundësi të reja për rritje dhe zhvillim.

aketa e asistencës teknike është pjesë e Programit për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Ballkanin Perëndimor, përmes të cilit BERZH-i ofron kredi dhe BE-ja kontribuon me grante nxitëse.

- Advertisement -

Edhe pse Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Kosovë përbëjnë 99.8 % të bizneseve të regjistruara dhe pothuajse 80 për qind të punësimit, ato vazhdojnë të përballen me sfida që pengojnë aftësinë e tyre për të konkurruar në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Programi do të fokusohet që t’ju ndihmojë këtyre ndërmarrjeve për të sjellë në standardet e BE-së kapacitetet e tyre prodhuese, cilësinë e produktit dhe qëndrueshmërinë mjedisore.

Projektet këshillimore do të mbështesin rimëkëmbjen e SME-ve dhe do t’i ndihmojnë ato të kompensojnë ndikimin negativ në biznesin e tyre duke i ndihmuar ato të ndërtojnë aftësi kyçe në menaxhim, modele biznesi, komunikim, menaxhim të zinxhirit të furnizimit dhe diversifikimin e shitjeve, ndër të tjera.

- Advertisement -

Aktivitetet e zhvillimit të tregut dhe sektorit do të implementohen me synimin për të nxitur një mjedis për ndërmarrësi, duke ofruar trajnime dhe seminare për ngritjen e kapaciteteve për të përmbushur nevojat e ndërmarrjeve dhe konsulentëve, duke ndihmuar në të njëjtën kohë shoqatat e biznesit dhe sektorit t’u shërbejnë më mirë klientëve të tyre SME.

Neil Taylor, Shefi i BERZH-it për Kosovë tha: “Bashkëpunimi ynë i vazhdueshëm me BE-në na mundëson të ndihmojmë më shumë ndërmarrës në Kosovë që të ndërtojnë aftësi të reja, të eksportojnë më shumë dhe të bëhen më të gjelbër. Nxitja e sektorit privat është prioriteti ynë i parë në strategjinë tonë të re të BERZH-it të miratuar këtë javë.”

- Advertisement -

Ambasadori Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë shtoi: “Financimi shtesë për shërbimet këshillimore sinjalizon mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për NVM-të e Kosovës dhe do t’u mundësojë atyre të bëhen konkurrente në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare”.

Kosova u bë anëtare e BERZH-it dhe vendi i operimit në dhjetor 2012. Që atëherë, Banka ka investuar 545 milionë euro në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit