2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Besa Gaxherri: T’i kisha pas mendtë e sotit isha bo këngëtare

Rekomandime

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri këtë të premte ka qenë e ftuar në emisionin “Dhoma e Rrëfimit”.

- Advertisement -

Përderisa ka rrëfyer për jetën e saj personale, Gaxherri ka treguar se në moshë të re ishte marrë edhe me muzikë.

Madje sot ajo është pishman që nuk është bërë këngëtare.

“Si fëmijë kam pas prirje për të kënduar, për të vallëzuar e imituar. Këto gjëra vijnë natyrshëm jo që ti i zbulon por nuk është se kom mendu ndonjëherë me u bo këngëtare edhe pse e dua këngën. Nuk ka qenë në moshën time atë kohë e lehtë me marr guximin me u bë këngëtare sepse është kërkuar nga ne të merremi me profesione serioze. Por t’i kisha pas këto mend që i kam sot po do të isha bërë këngëtare, shumë ma lehtë dhe shumë ma mirë”, ka thënë Gaxherri.

- Advertisement -

Tutje, Gaxherri ka thënë se qysh kur ka nis të merret me politikë e ka pas vështirë të angazhohet për familjen të cilët ndonjëherë edhe i ka anashkaluar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit