1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Besnik Bislimi: Arben Vitia punon nga 16 orë në ditë

Rekomandime

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i ka dalë në mbrojtje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, pasi ky i fundit është vënë në qendër të kritikave nga opozita për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 dhe kandidimit të tij për të parin e Prishtinës.

- Advertisement -

Bislimi ka thënë se të gjithë ata që po e sulmojnë Vitinë pas kandidimit për kryetar të Prishtinës nuk mund ta dëshmojnë se ai ka zhvilluar ndonjë aktivitet elektoral në kryeqytet. Bislimi thotë se si ministër, Vitia po punon nga 16 orë në ditë.

‘’Në ndërkohë që nga nominimi i tij si kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës, askush nga ata që po e sulmojnë me pafytyrësi se gjoja Beni ka braktisur shëndetësinë dhe po merret me komunën, nuk mund të dëshmojnë as edhe një takim të vetëm, as edhe një “bujtje” të tij, as edhe një ceremoni anëtarësimi, apo çfarëdo aktiviteti të tij elektoral që do i kishte marrë qoftë 5 minuta të vetme të kohës së tij si ministër.

Beni nuk është fshehur siç po e sulmojnë ata që po i gëzohen rritjes së numrave nga varianti DELTA, por Beni është ministër i Shëndetësisë e jo moderator televiziv. Ai punon nga 16 orë në ditë dhe prandaj nuk shëtitet nëpër studio televizive. Sulmet e atyre që po i gëzohen rritjes së numrave të të infektuarve, nuk e zbehin aspak as përkushtimin e Benit e as zotësinë e tij. Nga eksperienca ime në qeverinë Kurti 1 dhe Kurti 2, Beni mbetet ministri më i mirë që ka pasur Kosova që nga viti 2008, edhe atë jo vetëm në fushën e shëndetësisë’’, ka shkruar Bislimi në Facebook.

- Advertisement -

Sipas Bislimit, opozitën e ka kapur tmerri pasi për herë të parë në dy dekada, një subjekt politike do të udhëheqë si me Qeverinë, ashtu edhe me kryeqytetin.

‘’Beni është sulmuar, po sulmohet dhe do të sulmohet me paturpësi jo vetëm pse është kandidat për Prishtinën (dhe për fakt se opozitën e ka kap tmerri që për herë të parë në dy dekada, një subjekt politik do udhëheqë si me Qeverinë qendrore ashtu edhe me kryeqytetin). Beni përbën rrezik për atë se është ministër shembullor, dhe për faktin se te Beni më shumë se suksesi i tij, zbulohet keqqeverisja e 20 viteve të kaluara në shëndetësi! Prandaj ai sulmohej për dështimet e Zemajt për të siguruar vaksina, njësoj si sulmohej kur solli vaksinat. Prandaj ai sulmohet kur qytetarët hezitojnë të vaksinohen (sidomos falë propagandës së ndyrë të disa deputetëve të opozitës kundër vaksinimit), e po aq me ashpërsi sulmohet edhe kur Kosova shënon ritmin më të shpejtë të vaksinimit të popullatës në Evropë (vlen për vaksinimin e 10 përqindëshit të popullatës, nga 30 deri 40 për qind, dhe nga 40 deri 50 për qind – me të paktën njërën dozë). Prandaj Beni sulmohet shumë kur rriten numrat, e edhe më shumë kur bien numrat e të infektuarve. Prandaj Beni sulmohet shumë kur merr masa kufizuese, e shumë më shumë kur i liron të njëjtat. Ai sulmohet kur ndalon dasmat, e edhe më shumë kur i lejon ato. E vetmja konstante e këtyre sulmeve mbeten sulmuesit. Janë të njëjtit që e sulmojnë, çfarëdo vendimi që ai të marrë’’, përfundon shkrimi i Bislimit.

- Advertisement -

Vitisë në mbrojtje dje i doli edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila shkroi se ”heq kapelën për ministrin e Shëndetësisë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit