Besnik Limani është një sportist nga Zajazi i Kërçovës, i cili nga viti 2005 është angazhuar në botën e sportit, duke u angazhuar në karrierën e KickBox.
Sportisti i lindur në Vienë të Austrisë ka nisur një rrugëtim të ri, teksa javën e shkuar ka zhvilluar ndeshjen e parë në MMA, ku do të kërkojë që të nderojë flamurin kuqezi.
Pas 100 ndeshjes si kickboxier, Limani arriti që të marrë fitoren e parë në ndeshjen me sportistin serb Dalibor Balej. Në kategorinë nën 76kg, Limani ishte dominues absolut, duke mos e vënë në asnjë çast në diskutim triumfin e duke i mbyllur llogaritë që në raundin e parë pas vetëm 31 sekondash.
Një fitore që i hap udhën një karriere të re për Limanin, i cili për SuperSport është treguar i emocionuar që ka nisur një rrugëtim të ri, duke u treguar besimplotë se do të ketë të tjera suksese në vijim, në mënyrë që të nderojë akoma dhe më shumë ngjyrat kuqezi.