0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

BIA serbe nuk ndalet, kësaj radhe ndalon dhe interviston për 3 orë zyrtarin policor të Kosovës

Rekomandime

Shërbimi sekret i Serbisë ka ndaluar dhe ka intervistuar për tre orë të tëra pjestarin e Policisë së Kosovës, Zeqir Lenjanin.

GazetaDemos ka siguruar raportin e ish të burgosurit politik, i cili më 24 dhjetor kishte shkuar në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë për ta pritur nipin e tij që vinte nga Gjermania, e në një moment ai ishte afruar tek pala serbe për ta parë kolonën, por rreth orës 21:40, ishte ndaluar më pas nga një zyrtar policor fillimisht.

- Advertisement -

Policit te pales Serbe i ofrova leternjoftimin dhe ai me tha se duhet te pres pak.Fillimisht skisha ide se per qfare duhet te prisja por e pash se policia shkoi ne zyre tek shefi i tij dhe ja dha leternjoftimin tim me te kthyer me tha se duhet te presesh se ke dal sipas tij ne te kuqen dhe shefi do te verifikoj edhe nje her”, ka shkruar Lenjani në raport.

Pas 40 minutash pritje, ne zyren ku ishte duke pritur, iu paraqit një zyrtar i BIA-s, e i cili filloi ta merrte në pyetje për të kaluarën e tij.

“Me pyeti per periudhen kur kam rene ne burg para luftes,viti 1998. Une vetem i jam pergjigjur se kam vuajtur denim me burgim nga viti 1998 deri ne vitin 2000, fillimisht ne burgun e Gjilanit pastaj ne burgun e Dubrave e kejt ne fund ne burgun e mitrovices se Sremit nga jam liruar ne vitin 2000,me ka pyetur edhe per sa kohe kam qendruar ne burgjet e lartepermendura.Me ka pyetur per arsyen e burgosjes dhe se a kam qene pjestar i UÇK-se. I jam pergjigjur se kam qene pjestar, e ai ka insistuar qe une ti jap hiearkin komanduese te UÇK-se per te cilen kam refuzuar te ia jap.Pastaj sipas tij une kam qene pjestar i Ramush Haradinajt dhe se ai ka qene ne fsh,Karageve dhe eshte takuar me mua(gjithnje sipas tij) gje qe kam mohuar dhe gjate gjithe kohes kam refuzuar te pergigjem per ate periudhe kohore dmth viti 1998“, thuhet në raport.

- Advertisement -

Zeqir Lenjani nga Karaqeva e Kamenicës ka shkruar kaluar edhe në të kaluarën në Serbi, pasi ka edhe lidhje familjare, por që asnjëherë nuk është ndaluar nga autoritetet serbe.

Ai mes tjerash ka shkruar se është pyetur edhe për periudhën e 98′ kur ishte arrestuar, ndërsa dyshimet e tyre ishin që Lenjani po përgadiste diçka kundër Serbisë.

- Advertisement -

Per vitin 1998 me ka pyetur se kush me kishte arrestuar dhe pse, i jam pergjigjur se Naser Shavelli dhe inspektor Penca me kan arrestuar per aktivetet ne UCK.Me ka pyetur se kur kalon Naser Shavelli neper piken Kufitare si e pret e si reagon ndaj tij. Si krejt qytetaret e tjere qe kalojne neper kufi, i jam pergiigj. Bisedojke kohe mas kohe me dike permes tel. Pastaj kthehej dhe vazhdonte me te njejten per kohe lai e kaloj dhe se me ke shoqerohna pasi sipas tije kinse une jam nje person i fuqishem dhe pregaditi diqka kunder Serbise”, ka shkruar tutje zyrtari policor.

BIA serbe ditë më parë, ka marr në pyetje edhe gazetarin Adriatik Kelmendi në aeroportin “Nikola Tesla” më 17 dhjetor 2021 dhe në nisjen e tij më 19 dhjetor 2021, pas pjesëmarrjes në Forumin e 14-të për Drejtësinë Tranzicionale në vendet post-jugosllave, i cili u mbajt në Beograd.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit