1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Biden i kishte thënë në sy Putinit: Je i pashpirt – si do të ndikojë kjo në raportet SHBA-Rusi

Rekomandime

Në vitin 2000 gjatë një takimi me Putinin, George W.Bushit i kishte bërë përshtypje shpirti i liderit rus.

- Advertisement -

“E pashë në sy. E pashë si shumë të drejtpërdrejtë dhe të besueshëm unë isha në gjendje të gjeja diçka nga shpirti i tij”- i kishte thënë presidenti George W. Bush, Putinit.

Njëmbëdhjetë vjet më vonë, zëvendëspresienti i SHBA’së, Joe Biden, u takua me Putinin më ndryshe, me vetëbesim.

Biden e qortoi Putinin për mbytjen e opozitës dhe përndjekjen e manjatit të naftës Mikhail Khodorkovsky.

- Advertisement -

Por pastaj, dialogu i tyre mori një kthesë dramatike.

“Po shikoj në sytë e tu dhe mendoj se je i pashpirt”- mësohet t’i ketë thënë Biden, Putinit gjatë një takimi në vitin 2011 në Kremlin.

- Advertisement -

Sipas Al Jazeera, ish-shefi i Biden, Barack Obama pa një “rivendosje” të lidhjeve me Moskën gjithnjë e më këmbëngulëse si një nga përparësitë kryesore të administratës së tij.

Moska “rivendosi” dominimin e saj në ish-Bashkimin Sovjetik me një nga fqinjët e saj më të vegjël, Gjeorgjinë, gjatë një lufte të shkurtër në vitin 2008.

Putini ringjalli ndikimin e Rusisë në Lindjen e Mesme duke mbështetur në mënyrë të përsëritur Iranin, duke shpëtuar regjimin në kolaps të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe duke “vendosur baste” për gjeneralin Khalifa Haftar në Libinë e copëtuar nga lufta.

Gjithashtu Moska mbështeti separatistët ukrainas, u raportua të ketë mbështetur nacionalistët euroskeptikë në të gjithë Bashkimin Evropian dhe dyshohet se kishte ndërhyrë në votimin presidencial të vitit 2016 në SHBA.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit