1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Biden ia kërkoi njohjen, Vuçiq menjëherë shkoi tek ushtria: Do shpëtojmë vendin

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se investimet në ushtrinë serbe do të vazhdojnë, pasi që sipas tij ajo do jetë mbrojtëse e vendit.

- Advertisement -

“Ne do të investojmë në ushtrinë tonë, gjithnjë e më shumë, të ardhurat tuaja do të jenë gjithnjë e më të larta”, tha Vuçiq pas stërvitjes së Brigadës 72 për operacionet speciale të Ushtrisë Serbe të quajtura “Spearhead 2021″, në Kazermën e Pançevos “Rastko Nemanjic”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç vazhdon të investojë në Ushtrinë Serbe, për të shpëtuar vendin.

Ai po ashtu shpreson që anëtarët e ushtrisë të jenë rojet e vendit dhe mbrojtës të popullit e gjithashtu edhe pengesë për çdo agresor dhe këdo që mendon të sulmojë Serbinë, shkruan Vucic.rs.

- Advertisement -

“Politika e forcimit të ushtrisë do të vazhdojë me shpejtësi”, theksoi Vuçiq, duke shtuar se ushtria serbe mund të jetë një stabilizues i situatës politike në rajon dhe se duhet të jetë e qartë për të gjithë se Serbinë nuk mund ta sulmojnë dhe kërcënojnë si në të kaluarën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit