-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Biden: Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm gjatë 14 viteve të pavarësisë

Rekomandime

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka uruar Kosovën për 14-vjetorin e pavarësisë, përmes një letre dërguar presidentes Vjosa Osmani.

Në fillim të kësaj letre, Biden ka thënë se Kosova ka bërë progress të jashtëzakonshëm në këto 14 vite të pavarësisë.

- Advertisement -

“Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm gjatë 14 viteve të pavarësisë së saj, duke u shndërruar nga një demokraci e brishtë, në një shtet të gatshëm për të ndarë përvojat e veta me botën”, thuhet në fillim të letrës së Biden.

Në këtë letër Biden po ashtu thotë se Kosova duhet të angazhohet për dialog me Serbinë, i cili në qendër duhet të ketë njohjen reciproke.

- Advertisement -

Konfirmimi i arritjeve të mëdha të Kosovës për këto 14 vite nuk i shkon për shtati diskursit të partisë që aktualisht është në pushtet, VV-së.

Kjo e fundit ka proklamuar vazhdimisht “shkatërrim, vjedhje e korrupsion” në vitet e pasluftës duke fajësuar gjithëherë qeverisjet e kaluara.

- Advertisement -

Sensi i fajësimit është vërejtur, e madje komentuar me të madhe edhe gjatë qeverisjes së tanishme të Kurtit.

Ky i fundit ka drejtuar gishtin kah qeverisjet e kaluara edhe për çështje jetike, siç është kriza me rrymën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit