11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Biden miraton zyrtarisht vendosjen shtesë të trupave amerikane në Evropë

Rekomandime

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka miratuar zyrtarisht vendosjen shtesë të trupave amerikane në Evropën Lindore dhe Pentagoni pritet të njoftojë se trupat do të vendosen “në ditët e ardhshme”, thanë zyrtarët amerikanë për CNN.

Dislokimet janë shenjë mbështetjeje për aleatët e NATO-s që ndjehen të kërcënuar nga lëvizjet ushtarake të Rusisë pranë Ukrainës.

- Advertisement -

Pentagoni pritet të njoftojë se mijëra trupa shtesë amerikane do të vendosen në zonat në Evropë. Dislokimet do të përfshijnë afërsisht 2,000 trupa të SHBA-së në Poloni dhe disa mijëra shtesë në vendet juglindore të NATO-s, përfshirë Rumaninë, thanë burimet.

SHBA-ja i ka në gatishmëri të shtuar 8,500 trupa në vend në rast se thirret një Forcë Reaguese e NATO-s dhe forcat amerikane nevojiten shpejt.

Por SHBA-ja dhe NATO kanë dhjetëra mijëra trupa të tjera tashmë në Evropë për t’i angazhuar te çdo dislokim shtesë tek aleatët e Evropës Lindore; Disa nga trupat që do të vendosen së shpejti janë tashmë të stacionuar në Evropë, thanë burimet, derisa trupat e tjerë do të vijnë nga ato në SHBA që tashmë janë në gatishmëri të shtuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit