3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Biden: Nëse nuk çohemi kundër diktatorëve, ata vazhdojnë të vijnë e të vijnë

Rekomandime

Presidenti amerikan Joe Biden, ka vizituar një fabrikë armësh në Alabama, ku prodhohen gjithashtu edhe armë që po dërgohen në Ukrainë, si mbështetje për t’i rezistuar agresionit rus.

Ai lavdëroi ritmin e shpejtë të dërgimit të armëve, pajisjeve dhe ndihmave të ndryshme që janë transportuar drejt Ukrainës në dy muajt e fundit, prejse Rusia nisi Iuftën.

- Advertisement -

“Jemi siguruar që s’do të ketë asnjë ndërprerje në ritmin e dërgimit të pajisjeve në Ukrainë”, ka thënë Biden, raporton The Guardian.

“Prejse kur Rusia pushtoi Ukrainën, kemi dërguar më shumë se 3 miliardë dollarë asistencë sigurie në Ukrainë, vetëm ne, pa aleatët tanë. Dhe ajo shumë parash, është investim direkt në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë”, vazhdoi ai.

Duke aluduar në presidentin rus, Vladimir Putin, ai tha se diktatorët duhet kundërshtuar.

- Advertisement -

“Nëse nuk ngriteni kundër diktatorëve, siç na ka treguar historia, ata vazhdojnë të vijnë dhe të vijnë. Apetiti i tyre vazhdon të rritet”, tha ai.

Ai, po ashtu, ka vlerësuar punëtorët e fabirikës, duke thënë se duart e tyre kanë prekur çdo raketë që po përdoret në Ukrainë për ta Iuftuar Rusinë. Ai u ka thënë atyre që duhet të jenë krenarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit