1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Biden për herë të parë e quan Putinin krimineI Iufte, reagon Moska

Rekomandime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, për herë të parë e ka quajtur “kriminel lufte” presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjë që ka bërë që Kremlini zyrtar të reagoj, duke e quajtur këtë “retorikë të pafalshme”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Deri më tani, administrata Biden kishte shmangur përdorimin e kësaj fraze. Duke folur për gazetarët pas një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë të organizuar të mërkurën, Biden tha: “Mendoj se ai është kriminel lufte”. Pas komenteve të presidentit Biden për Putinin, agjencia ruse e lajmeve TASS, raportoi se Kremlini i ka cilësuar këto deklarata të presidentit amerikan si të “papranueshme dhe një retorikë e pafalshme”.

Më herët gjatë të mërkurës, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA-ja po “shikonte me kujdes” për të përcaktuar nëse forcat ruse po sulmojnë me qëllim caqe civile. Ukraina i ka kërkuar Gjykatës në Hagë që ta hetojë Rusinë për krime lufte.

Duke e quajtur Putinin kriminel lufte nga Biden, është një ‘retorikë e pafalshme’, thotë Kremlini

- Advertisement -

Një zëdhënës i Kremlinit ka thënë se komentet e bëra nga SHBA duke e quajtur Putinin një kriminel lufte ishin “të papranueshme” dhe “retorikë të pafalshme”, raporton Reuters duke cituar agjencinë ruse të lajmeve TASS. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha sot se komentet e Biden që e karakterizonin Putinin si kriminel lufte ishin “retorikë e papranueshme dhe e pafalshme”

Më parë, Biden e quajti Putinin një “kriminel lufte”, duke përdorur këtë term për herë të parë në lidhje me liderin rus.

- Advertisement -

E pyetur që të shpjegojë më tej komentet e presidentit, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se Biden “po fliste nga zemra dhe po fliste nga ajo që ka parë në televizion, që janë veprime barbare nga një diktator brutal përmes pushtimit të tij të një shteti të huaj”. Megjithatë, ajo shtoi se “një proces ligjor” për të hetuar pretendimet e krimeve të luftës “po vazhdon në Departamentin amerikan të Shtetit”.

Këtu janë pamjet e fjalëve të Bidenit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit