2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Biden: Putini ka shpresuar se mund ta ndajë NATO-n, por ka dështuar

Rekomandime

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden mendon se lideri rus, Vladimir Putin është befasuar kur ka zbuluar se ai nuk ka mundur të ndajë aleatët e NATO-s në reagimin e tyre ndaj agresionit në Ukrainë.

I pari i shtetit amerikan ka folur para mediave gjatë një udhëtimi në kryeqytetin polak, Varshavë, ku është takuar me ministrat e qeverisë ukrainase, si dhe me presidentin e Polonisë, Andrzej Duda.

- Advertisement -

“ Unë jam i sigurt se Vladimir Putin po llogariste në aftësinë për të ndarë NATO-n, për të ndarë krahun lindor nga perëndimi, për të qenë në gjendje të ndante kombet bazuar në historitë e kaluara”, tha ai.

“ Por ai nuk ka mundur ta bëjë këtë – ne kemi qëndruar të gjithë së bashku. Unë mendoj se është kaq e rëndësishme që ne, Polonia dhe Shtetet e Bashkuara, të mbajmë hapin”, pohoi 79-vjeçari.

- Advertisement -

Ai thotë gjithashtu se historia ka treguar rëndësinë që SHBA të mos qëndrojnë mënjanë gjatë konfliktit në Evropë.

Theksojmë se presidenti amerikan paradite e sotme është takuar me zyrtarë të lartë shtetëror të Ukrainës dhe u ka premtuar mbështetje rreth mbrojtjes pas agresionit rus.

- Advertisement -

Ndryshe, Biden pritet që takojë gjatë ditës së sotme të takojë edhe disa refugjatë ukrainas që gjenden në Poloni.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit