-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Biden-Putinit: Bashkë me aleatët do të përgjigjemi me vendosmëri në rast se e pushtoni Ukrainën

Rekomandime

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, thotë se nëse Moska ndërmerr një pushtim të mëtejshëm të Ukrainës, bashkë me aleatët dhe partnerët “do të përgjigjemi me vendosmëri dhe do të imponojmë kosto të shpejta dhe të rënda ndaj Rusisë”, thotë Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike pasi tensionet mbi një pushtim të mundshëm të afërt të Ukrainës u përshkallëzuan ndjeshëm një ditë më parë, shkruan Euronews.

- Advertisement -

“Ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për t’u angazhuar në diplomaci, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, ne jemi po aq të përgatitur për skenarë të tjerë,” ka thënë Biden sipas Shtëpisë së Bardhë.

Para se të fliste me Biden, Putin foli me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili tha se të dy bien dakord për nevojën për të kërkuar një mjet diplomatik për t’i dhënë fund krizës gjatë bisedës së tyre telefonike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit