4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Biden tha se “Putin nuk duhet të mbetet në pushtet”, reagon me shpejtësi Kremlini

Rekomandime

Kremlini ka reaguar me shpejtësi, pas deklaratave të Presidentit amerikane Joe Biden në Varshavë të Polonisë, ku i është drejtuar popullit rus, duke thënë se Vladimir Putin nuk duhet të mbetet në pushtet.

“Për hir të Zotit, ky njeri nuk duhet të mbetet në pushtet”, tha Biden në një adresim publik të tij në kryeqytetin polak.

- Advertisement -

Nga Kremlini kanë thënë se për këtë gjë nuk mund të vendos presidenti Biden.

Sipas Reuters, një zëdhënës i Kremlinit është përgjigjur: “Nuk i takon Bidenit që të vendos. Presidenti i Rusisë zgjidhet nga rusët.”

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Biden nuk ka bërë thirrje për përmbysje regjimi, por ka dashur ta bëjë të qartë se Putin nuk duhet të lejohet që të ushtrojë pushtetin e tij edhe ndaj fqinjëve në rajon.

- Advertisement -

Biden, gjatë qëndrimit në Varshavë, ka takuar ministra ukrainas, por edhe refugjatë që po kalojnë drejt shteteve të Evropës përmes kufirit me Poloninë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit