-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Biden u flet ushtarëve amerikanë: Më dukeni si djali im që shërbeu në Kosovë, ishte vullnetar e krenar

Rekomandime

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka vizituar sot trupat amerikane që gjenden në qytetin polak pranë kufirit me Ukrainën.

Ai iu drejtua atyre duke folur edhe për shërbimin e djalit të tij në Kosovë.

- Advertisement -

Biden u takua me dhjetëra ushtarë gjatë një vizite të realizuar më 25 mars në Rzeszow, që gjendet më pak 160 kilometra larg bazës ushtarake në perëndim të Ukrainës, në vazhdën e vizitave të tij në Europë.

Mijëra trupa amerikane janë të stacionuara në Poloni si pjesë e batalioneve të NATO’s, ndërsa së fundmi Amerika i shtoi forcat atje, pas agresionit rus ndaj Ukrainës.

- Advertisement -

“Jeni një grup i mrekullueshëm i grave dhe burrave dëshiroj t’ju falenderoj për sakrificën tuaj”, u tha Biden ushtarëve.

Ai e përmendi edhe birin e tij të ndjerë: “Biri im ishte në Irak dhe 6 muaj në Kosovë. Ishte krenar me uniformën që mbante”

- Advertisement -

“U paraqit vullnetar ashtu si ju”, tha presidenti Biden në Poloni.

Për shkak të luftimeve, pothuajse 4 milionë civilë janë larguar nga Ukraina, ku shumica prej tyre janë larguar drejt shtetit polak.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit