1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bideni mund t’i humbë edhe dy shtete, ka epërsi vetëm 7 mijë deri 11 mijë vota

Rekomandime

Përpos që është në disavantazh në katër shtete të rëndësishme, kandidati demokrat për president të ShBA-së, Joe Biden, mund t’i humbë edhe dy shtete tjera.

Nga rezultatet e numëruara deri më tani, Joe Biden është në epërsi në shtetin verior, Wisconsin, i cili ka 10 vota në Kolegjin Zgjedhor, dhe në Nevada, shtet që ka gjashtë vota në Kolegjin Zgjedhor.

- Advertisement -

Në Wisconsin, Bideni ka rreth 1 milion e 610 mijë vota, ndërsa Donald Trump 1 milion e 599 mijë vota, sipas rezultateve të publikuara në televizionin Fox News. Deri më tani, në këtë shtet janë numëruar 95 për qind e votave.

Në Nevada, shtet që ka gjashtë vota në Kolegjin Zgjedhor dhe që shtrihen në perëndim të Shteteve të Bashkuara, epërsia e kandidatit Joe Biden është edhe më e ngushtë. Atje, Bideni ka vetëm rreth shtatë mijë vota më shumë se Trumpi, por duhet theksuar fakti që janë numëruar vetëm 67 për qind e votave, që do të thotë se rezultati mund të ndryshojë shumë deri në fund.

Në anën tjetër, kandidati republikan ka epërsi të madhe në Pensilvani, ku ka marrë 2 milionë e 965 mijë vota deri më tani, rreth 675 mijë më shumë se Joe Biden.

- Advertisement -

Epërsinë Trumpi është duke e mbajtur edhe në tri shtete tjera kyçe për garën – Michigan, Karolinë Veriore dhe Georgia, ndonëse me përqindje më të vogël.

Tash për tash, në Michigan Trumpi ka rreth 36 mijë vota më shumë se Bideni, ndërsa në Karolinën Veriore rreth 80 mijë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit