1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bidenit i kërkohet ta zhvendos Gjykatën Speciale në Kosovë

Rekomandime

Shqiptarët e Shoqatës Atlantiku, i kanë kërkuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ta zhvendos Gjykatën Speciale për krime lufte nga Holanda në Kosovë.

- Advertisement -

Në një letër, kryetari i kësaj shoqate, Gani Shehu, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës argumenton se në këtë mënyrë do të zvogëlohej dëmi i madh ndaj Kosovës.

“Në mënyrë që të zvogëlohet ky dëm dhe që të sigurohet pavarësia e gjykatës ne kërkojmë vëmendjen tuaj për të ndaluar ndërhyrjet politike dhe për të zhvendosur Dhomat e Specializuara nga Haga në Kosovë. Kosova është vend sovran dhe do të duhej të administrojë drejtësinë dhe sistemin e gjyqësisë vetë”, thuhet në letrën që ata ia kanë dërguar Bidenit.

Ndër tjerash, aty theksohet edhe procesi i ngritjes së Dhomave të Specializuara të Kosovës, që njihen si Gjykata Speciale. Bidenit i tregohet gjithashtu se në këtë gjykatë s’ka asnjë punonjës shqiptar dhe se ndonëse këta të fundit s’mund të punojnë aty, serbët mund ta bëjnë këtë.

- Advertisement -

“Populli dhe udhëheqësia e Kosovës u vunë para një prove, e përbinë këtë tabletë të re të hidhur dhe treguan gatishmëri të përballen me drejtësinë edhe një herë. Kosova e ndryshoi Kushtetutën e saj dhe Kuvendi i Kosovës formalizoi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Edhe pse Dhomat e Specializuara janë gjykatë e Kosovës, u pranua që edhe ato edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të barten jashtë Kosovës, në Hagë. Asnjëri nga gjykatësit, prokurorët dhe as administratorët e gjykatës nuk janë shtetas të Kosovës. Shqiptarët etnikë nuk lejohen të punojnë për gjykatën ndërsa shtetasit e Serbisë mund ta bëjnë këtë”, thuhet në këtë letër.

Edhe krimet e kryera nga Serbia në Kosovë përmenden në këtë letër të shqiptaro-amerikanëve dërguar Bidenit.

- Advertisement -

“Pavarësisht faktit që agresorët në Kosovë ishin Serbia dhe Jugosllavia, të cilat kryen krimet më çnjerëzore të para në Europë prej Holokaustit gjatë L2B, të pandehurit e vetëm që janë arrestuar nga Dhomat e Specializuara janë shtetas të Kosovës. Gjatë luftës së Kosovës u vranë 1024 fëmijë shqiptarë dhe 109 ende janë të pagjetur; 20, 000 gra shqiptare u dhunuan; të gjitha këto krime të bëra nga ushtarët, policët dhe paramilitarët serbë, dhe megjithatë ende asnjë serb apo pjesëtar nga etnitë tjera nuk është akuzuar nga Gjykata Speciale. Kjo i bën Dhomat e Specializuara gjykatë monoetnike”, thuhet tutje në letrën e gjatë.

Kjo shoqatë i thotë Bidenit se ka “indikacione” që tregojnë se disa vende të Bashkimit Evropian po e përdorin Gjykatën Speciale kundër interesave të Kosovës dhe SHBA-së.

“Ne natyrisht besojmë që të gjitha krimet duhet të zbardhen dhe të gjitha viktimat, pa marrë parasysh etninë, duhet të gjejnë drejtësi. Sidoqoftë, duket se Dhomat e Specializuara nuk janë duke kërkuar drejtësi por rishkrim të historisë. Për më tepër, ka indikacione që tregojnë se disa vende të BE-së janë duke përdoruar Gjykatën Speciale për të minuar interesat e Kosovës dhe SHBA-së”, thuhet në letër.

Letra vjen në përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s me bombardime kundër forcave të Sllobodan Millosheviqit më 24 mars 1999.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit