-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Bidenit i vjen urimi i parë për fitore nga një lider shteti

Rekomandime

Kryeminsitri i Fixhit, Frank Bainimarama, është bërë lideri i parë botëror që ia ka uruar zyrtarisht fitoren kandidatit demokrat për president të ShBA-së, Joe Biden.

Urime, Joe Biden. Së bashku, kemi një planet për ta shpëtuar nga emergjenca klimatike dhe një ekonomi globale për ta ndërtuar më mirë nga COVID-19”, shkroi ky politikan në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

- Advertisement -

“Tani, më shumë se kurrë më parë, na nevojiten Shtetet e Bashkuara në krye të këtyre përpjekjeve shumëpalëshe (dhe kthimi në Marrëveshjen e Parisit – sa më shpejt që është e mundshme)”, përfundon postimi i kryeministrit të shtetit të vogël.

Ndryshe, kryeministri djathtist slloven, Janez Jansa, këtë javë u bë lideri i parë i huaj që e uroi Trumpin për fitore në zgjedhje, ndonëse rezultati aktual nuk tregon një gjë të tillë dhe asgjë nuk është zyrtare përfundimisht.

- Advertisement -

Liderët e vendeve të mëdha kanë ngurruar që të dalin haptazi në përkrahje të ndonjërit kandidat në zgjedhjet e ShBA-së, duke deklaruar me diplomaci që do të bashkëpunojnë me secilin që fiton.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit