3.8 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Bie numri i rasteve me Covid-19/ Për 24 orë 345 raste të reja

Rekomandime

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.208 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 345 raste pozitive.

- Advertisement -

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (76, 70, 49 vjeç), Kamenicë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (80 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 98.341 raste nga 478.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.996 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.582 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.763.Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 113 raste, Gjakovë 45 raste, Gjilan 37 raste, Mitrovicë 30 raste, Ferizaj 18 raste, Fushë-Kosovë 18 raste, Podujevë 16 raste, Vushtrri 13 raste, Pejë 10 raste, Prizren 10 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Deçan 3 raste, Obiliq 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë, Malishevë dhe Shtime.Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit