Katër raste të reja me koronavirus janë regjistruar nga dita e djeshme në vend.
Konfirmimi i këtyre rasteve ka ardhur pas testimit të rreth 1 mijë e 500 mostrave.
Raste të vdekjeve s’janë regjistruar, derisa është njoftuar për shërimin e katër pacientëve.
“Nga 1.563 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.824. Në total numri i rasteve aktive është 324”, ka njoftuar Ministria.