-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Bie numri i viktimave të reja të virusit në Spanjë, ngjallet shpresa për Evropën

Rekomandime

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Spanjë janë regjistruar 517 viktima të reja të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Kjo shifër është për 102 viktima më pak se ajo që u shënua në ditën paraprake, kur u konfirmuan 619 të vdekur për 24 orë. Ulja e numrit të të vdekurve për periudhë njëditore mund t’i japë shpresë qeverisë spanjolle, e cila ka planifikuar t’i riaktivizojë disa sektorë të ekonomisë.

- Advertisement -

Me viktimat e reja, shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 17,489 persona, duke e lënë Spanjën në vendin e tretë në botë në këtë aspekt pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë, shkruan “The Guardian”.

Ministria njoftoi përmes një deklarate se gjatë 24 orëve të fundit u shënuan edhe mbi 3,400 raste të reja të infektimeve dhe tash shifra e përgjithshme e të prekurve është 169,496 persona.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit