1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bieber kapet me zëdhënësin e BE’së pas hartës skandaloze të Lajçakut

Rekomandime

Florian Bieber, historian dhe profesori i Shkencave Politike dhe drejtor i Qendrës së Studimeve të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit, i ka reaguar lidhur me hartën që është shfaqur prapa shpinës së Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me Kosovën brenda territorit të Serbisë.

“Po, të kesh një hartë të tillë në zyrën tënde me një përshkrim të tillë të punës është një gafë madhore”, ka shkruar Bieber në Twitter.

- Advertisement -

Zëdhënësi i BE’së për Politikë të Jashtme, Peter Stano në një replikë në rrjetin social Twitter ka thënë se pretendimi që harta e shfaqur prapa shpinës së Emisarit Miroslav Lajçak me Kosovën brenda territorit të Serbisë është i rremë.

Stano ka thënë se harta zyrtare e BE’së është në linjë me pozicionin neutral të BE’së për Kosovën.

- Advertisement -

“Do t’u rekomandoja të gjithëve që të përqendrohen në çështje të vërteta që ndihmojnë për ta avancuar dialogun për normalizim, në vend se të përpiqen të fabrikojnë tregime të rreme”, ka shkruar Stano.

Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, më 22 shkurt të këtij viti ka dhënë një intervistë për mediumin “European Western Balkans”, ku ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Prapavija nga ku e jep këtë intervistë nuk dihet nëse është zyra e tij, apo ndonjë ambient në Bruksel, megjithatë krahas flamurit të BE’së shihet një hartë ku paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit