1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bildti vajton humbjen e serbëve në Betejën e Kosovës: Ata ende janë të shqetësuar

Rekomandime

Diplomati suedez, Carl Bildt, e ka bërë një postim në Twitter, ku e ka krahasuar humbjen e serbëve në Betejën e Kosovës me një humbje të suedezëve kundër Rusisë në shekullin e tetëmbëdhjetë.

Një ditë e betejave historike. Shumë serbë janë ende të shqetësuar për humbjen e tyre në Betejën e Kosovës, por ju do ta kishit vështirë të gjeni ndonjë suedez që vërtet mërzitet për humbjen në Poltava më shumë se treqind vjet më vonë”, shkroi ai në Twitter.

- Advertisement -

Beteja e Poltavës ishte zhvilluar më 8 korrik 1709. Në të, Peteri i I-rë i Rusisë kishte shënuar fitore të rëndësishme kundër Perandorisë Suedeze të asaj kohe.

Në këtë betejë, suedezët kishin më pak trupa pasi ushtria e tyre i kishte rreth 24,000 pjesëtarë, të cilët përballë kishin mbi 51,000 luftëtarë rusë.

- Advertisement -

Në Betejën e Poltavës ishin vrarë e plagosur rreth 6,900 suedezë, ndërsa 2,800 ishin zënë robër. Historianët besojnë se kjo betejë shënon fillimin e rënies së Perandorisë Suedeze si fuqi e madhe evropiane.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit