-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Bileta, dreka e taksi – Hoti harxhoi mbi 8 mijë euro nga buxheti i shtetit

Rekomandime

Kryeministri Avdullah Hoti i ka shpenzuar 8 mijë e 363 euro gjatë vizitës së tij gjashtë ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Më 31 gusht, kryeministri Avdullah Hoti, mori rrugë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas ftesës së që mori nga Shtëpia e Bardhë.

Bileta për të shkuar deri në shtetin më të fuqishëm në botë i kushtoi hiç më pak se 2 mijë e 141 euro.

Kështu tregojnë dokumentet e Zyrës së Kryeministrit të siguruara nga Insajderi pas kërkesës për qasje në Dokumente Publike.

- Advertisement -

Kryeministri që në Prishtinë thotë se gjatë drekës ha sandviç – për dreka, taksi dhe gjëra të tjera gjatë vizitës zyrtare në Ushashington – i ka shpenzuar 2 mijë e 246 euro.

I pari i ekzekutivit i cili qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 31 gushti deri më 4 shtator, për akomodim nga buxheti i shtetit harxhoi edhe 3 mijë e 282 euro të tjera.

- Advertisement -

Hoti për këtë udhëtim i mori edhe 693 euro mëditje.

Më 4 shtator, Kosova dhe Serbia e kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit