1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bindet kisha serbe, arrihet marrëveshja për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë

Rekomandime

Kisha Ortodokse Serbe deri tani ka penguar punimet në ndërtimin e rrugës magjistrale që lidh Kosovën me Malin e Zi, nga Deçani deri në Plavë, por duket se ajo është bindur dhe tani ka lëshuar udhë për rregullimin e saj.

Serbët duke se kanë arritur të binden vetëm pas një ndërmjetësimi mes ambasadorit italian, Nicola Orlando, komandanti të KFOR’it, Gjeneral Michele Risi me kryeministrin Avdullah Hoti dhe autoritet komunale në Deçan.

- Advertisement -

Pas ndërmjetësimit të ndërkombëtare, është njoftuar se u arrit marrëveshja për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve të cilat kalojnë nëpër Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

Ndryshe, kjo marrëveshje u tha se është rezultat i diskutimeve disa mujore, por konstruktive dhe frytdhënëse, midis Komunës së Deçanit dhe përfaqësuesve të Kishës Ortodokse në Manastirin e Deçanit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka qenë i përkushtuar qysh në fillim që të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjes sa më të mirë dhe të pranueshme, e cila ndihmon lëvizjen e lirë të qytetarëve, si liri e garantuar, por edhe të respektojë dhe të mbrojë trashëgiminë religjioze dhe kulturore të asaj zone.

- Advertisement -

Me arritjen e kësaj marrëveshjeje, dëshmohet se Republika e Kosovës është vend i të barabartëve, liritë dhe të drejtat e të cilëve respektohen dhe mbrohen njësoj”, thuhet në komunikatën nga kryeministria, ku Hotit i lihen të gjitha meritat.

Por, ndryshe Hotit merita për këtë marrëveshje, nuk i ka dhënë as kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Postimi i tij ishte në një linja me njoftimin e BE’së.

- Advertisement -

Kujtojmë se për ndalimin e kësaj rruge, kishin reaguar edhe ambasada amerikane dhe disa të tjera në Kosovë, po ashtu ka pasur reagime edhe nga BE’ja dhe nga Beogradi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit