1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Biseda +18: Vazhdon përplasja Kelmendi-Koci, publikohen mesazhet

Rekomandime

“Urime Kosovë për çlirimin nga gjarpri”. Ky koment i bërë në facebook ka ish udhëheqësi i LPK-së, Ibrahim Kelmendi ka nxitur reagimin e anëtarit të PDK-së, Gani Kocit.

“Të mbuloftë turpi e të vraftë gjaku i Qerimit, vëllait tënd, o Ibrahim Kelmendi! Po dorë e zgjatur e kujt je?”, shkruan Koci në reagimin e tij.

- Advertisement -

E debati nuk është ndalur me kaq. Koci i është kundërpërgjigjur Kelmendit edhe me një koment tjetër, duke publikuar edhe mesazhet e komunikimit privat mes tyre, ku Ibrahim Kelmendi ofendon me fjalë të rënda tashmë ish presidentin, Hashim Thaçi.

“Veq gjakshprishurit si ti o Ibrahim Kelmendi , i gëzohën burgosjës së çlirimtarëve! Të mbuloft turpi. Shihni edhe gojëprishurin Ibrahim, o njerëz të mirë”, ka shkruar Koci, duke bashkanjgitur fotografinë e bisedës private me Kelmendin.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit