1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bislimi: Po e negociojmë me Serbinë marrëveshjen për mos-suImimin e njëra tjetrës

Rekomandime

Kosova dhe Serbia po bisedojnë në Bruksel marrëveshjen sipas të cilës zotohen të mos e suImojnë njëra tjetrën, ka zbuluar për Kanal10, zv. kryeministri i parë, Besnik Bislimi.

Në një intervistë për Prime Time në Kanal10, Bislimi ka thënë se Bashkimi Evropian po e ndërmjetëson marrëveshjen e tillë, raporton Kanal10.

- Advertisement -

Sipas tij, fillimisht Serbia kishte refuzuar të flasë për këtë temë, por BE-ja do ta quajë “marrëveshje mirëbesimi” mes palëve.

Sipas njeriut të dytë të qeverisë, një takim mes krerëve të shtetit pritet të ndodhë para zgjedhjeve të Serbisë, që mbahen fillim të prillit.

Bislimi ka thënë se raportet e Kosovës me SHBA-në kurrë nuk kanë qenë më mirë se nën këtë qeveri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit