6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Bislimi: Vjosa Osmani do të kishte më shumë mundësi nëse do të qëndronte në LDK

Rekomandime

Ish-deputeti I Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Faton Bislimi ka thënë që humbja e kësaj partie në komunën e Podujevës në zgjedhjet lokale të 29 nëntorit, ishte alarmi që LDK’ja nuk ishte në rrugën në rrugën e duhur.

- Advertisement -

Sipas tij kjo humbje nuk është marrë seriozisht nga lidershipi i LDK’së.

“Ne duhet ta kuptojmë nevojën si parti politike që të bëjmë ndryshime imediate jo vetëm kozmetikë në aspektin e ofertës tek qytetarët dhe një proces të rikthimit tek vetja përmes një procesi që unë e kam quajtur pas zgjedhjeve në Podujevë. Për mua dhe një pjesë të LDK’së ka qenë alarmi dhe sinjali më i fuqishëm se ishim në rrugën e gabuar. Absolutisht që nuk është marr seriozisht humbja ne Podujevë sepse nuk u bë asnjë ndryshim deri tek koha kur hymë në zgjedhje”, ka thënë Bislimi, në emisionin “Frontal”, në T7.

Sipas Bislimit, rënia e LDK’së është vërejtur edhe në mërgatë.

- Advertisement -

“Kjo më së miri po vërehet në mërgata. Ne kemi qenë historikisht partia që e kemi pasur organizimin në mërgatë më së miri. Besoj që përgjegjës për këtë humbje jemi të gjithë ne, përfshirë edhe veten time. Aq sa më bjen hise jam i gatshëm që të marr përgjegjësinë”, ka thënë më tutje ai.

Sipas tij në rast se do të ndodhnin ndryshimet pas humbjes në Podujevë, LDK’ja nuk do ta pësonte këtë humbje në zgjedhjet e së dielës.

- Advertisement -

“Për mua Podujeva ka qenë shoku i parë. Unë kam kërkuar rivendim ose ndryshim të LDK’së. Nëse do të bëhej ajo nuk do të ndodhte kjo humbje”, ka deklaruar ai në T7.

Bislimi ka folur edhe për largimin e Vjosa Osmanit nga LDK’ja dhe kandidimi i saj si deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ka një sërë lëshimesh që na kanë prodhuar një ndjenjë të fajësisë dhe rezultatit që kemi marr. Ka qenë nderi më i madh që një parti mund ti jap një personi në politike që ta kandidojë për kryeministre të vendit. Nuk ka më shumë se sa ajo. Ka qenë një angazhim i tmerrshëm pozitivisht në përkrahje të saj. E di që ka pasur shpesh botëkuptime të ndryshme nga zonja Osmani dhe nga lidershipi jonë por ato nuk do të duhej që të shkojnë deri në një pikë të ndarjes së tillë. Do të doja që Osmani ta vazhdonte betejën në LDK. Besoj që do të vendoste një oportunitet më të madh sesa që ka ku ka shkuar”, ka deklaruar Bislimi.

Ish-deputeti, theksoi se rikthimi i Osmanit në LDK varet nga lidershipi i ri që pritet të zgjidhjet në këtë parti.

“Mendoj që për të ardhmen politike të saj do të kishte qenë një e ardhme shumë më e shtirë por shumë më e mirë. Do të varet nga lidershipi i ri që LDK’ja do të nxjerr”, ka thënë më tutje ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit