3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Bizneset në bregdetin shqipëtar në “hall”: Nuk ka punonjës për sezonin e verës, po detyrohemi të marrim adoleshentë

Rekomandime

Edhe këtë verë duket se sektori i turizmit do të vuajnë mungesën e punonjësve.

- Advertisement -

Emigrimi it ë rinjve shqiptarë, ka bërë që shumë operatorë në Vlorë zgjidhjen gta gjejnë tek punonjës të huaj, e megjithatë kostoja e lartë financiare që ka mbajtja e tyre, ka rikthyer vëmendjen tek vendasit, sidomos punësimi i grupmoshës 15 deri 18 vjeç.

“Eksperienca që ka patur më parë me punonjës nga Flipinet nuk ka rezultuar pozitive, cka ka bërë që mos të ketë dëshirë ta përsëritë prapë” tha një turoperator.

Por përse sektori i turizmit që rezulton ndër më fitimprurësit, nuk arrin të joshë punonjësit as vendas dhe as të huajt?

- Advertisement -

“Puna në sektorin e turizmit na flet për një situatë dramatike për çështje të shfrytëzimit në punë, ose punës së detyruar, orë të gjata pune pa kontratë, pagesa të padeklaruara, por edhe mungesë dhe braktisje totale e sektorit në pikun e sezonit turistik” tha Keti Dhimitri kordinatore pranë qendrës rinore në Vlorë.

Adoleshentët rezultojnë të jenë i vetmi grup që mund të punojë në periudha sezonale dhe pa kontrata.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit