1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Bizneset online operojnë lirshëm në Kosovë: Shteti nuk arkëton asnjë cent nga to

Rekomandime

Shitblerjet online në Kosovë janë kthyer në një trend dhe biznese të shumta janë duke përfituar nga rritja e internetit dhe rrjeteve sociale, shkruan Gazeta Metro.

Bizneset online po shfrytëzojnë rrjetet sociale që të shesin produkte e mallra, shtëpiake, automobilistike, veshmbathje, kozmetikë, paisje teknologjike dhe çdo mall që nevojitet për njerëzit në jetën e përditshme.

Mirëpo ka edhe biznese online që ofrojnë printime nëpër materiale të ndryshme, shitje të ofertave turistike, shitje të barnave (e sidomos të mjaltit që konsiderohet shërues për disa sëmundje), e shumë produkte, mallra e shërbime tjera.

- Advertisement -

Në Kosovë ekzistojnë dhjetëra biznese online të cilat nuk janë të regjistruara as si biznese, e për pagesa të tatimit as që nuk bëhet fjalë.

Njëra nga bizneset që operon në Kosovë, ku bën shitjen e mallrave shtëpiake e aksesorëve teknologjik, me inicalet. O.SH dhe ku numëron rreth 49 mijë ndjekës në Facebook, e që potencialisht janë edhe klientë të tyre, kanë deklaruar për Metron se në rast blerjes së një produkti ata nuk lëshojnë kuponë fiskal dhe automatikisht ata i ikin pagesës së tatimit.

Përveç këtij biznesi online, Metro ka kontaktuar biznesin me inicale M.S., biznes i cili ofron printim në varëse të dorës, qafës, shkrepëse dhe në materiale të ndryshme. Ky biznes oline i cili numëron mbi 57 mijë ndjekës në Facebook, ka deklaruar se nuk lëshon kuponë fiskal për produktet e blera.

Metro ka parë edhe produktet e një biznesi tjetër online, ku përveç letrës së postës, në dërgesë nuk kishte fare kupon fiskal.
Ndërkaq Administrata Tatimore e Kosovës obligon çdo biznes online që të regjistrohen si biznese të pajisen me Numër Fiskal, të deklarojnë dhe paguajnë tatimet sipas statusit të tyre. Si dhe duhet të paguajnë tatimin në bazë të të hyrave të tyre.

Këto biznese shfrytëzojnë postat e shpejta që ekzistojnë në Kosovë dhe brenda 24 orëve, ata i dërgojnë produktet nëpër adresat e blerësve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit