1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Blerim Latifi publikon foto nga Kosharja si ushtar i UÇK-së, ishte veç 20 vjet

Rekomandime

Filozofi Blerim Latifi ka publikuar një fotografi që thotë se është një nga dy të vetmet që i ka nga lufta në Koshare.

- Advertisement -

Ai në një shkrim në Facebook, ka thënë se këtë fotografi e kishin bërë me një aparat që e kishte sjellë nga Norvegjia, Rexhep Shehi.

Në atë foto, Latifi shihet bashkë me Nehat Shalën.

“Kjo është njëra prej dy fotografive të vetme që kam nga Lufta e Kosharës. Neve që ishim në vijën e parë të frontit nuk na binte në mend për të bërë fotografi dhe po të mos ishte Rexhep Shehi që kishte sjellur një fotoaparat nga Norvegjia, as kjo fotografi nuk do të shkrepej kurrë. Këtu kam dalë bashkë me Nehat Shalën, i cili u nda nga ne vitin që shkoi. Unë isha vetëm 20 vjeç, ndërsa Nehati dyfish më i moshuar. Sot ne kujtojmë fillimin e Luftës së Kosharës, luftës që theu përfundimisht kufirin e vendosur dhunshëm midis trupit etnik e territorial të kombit shqiptar. Për ne që mbetëm gjallë krenaria është e dyfishtë: krenarë që patëm fatin të jemi në atë vend ku u nderuan armët e kombit tonë dhe krenarë që ishim bashkë me 114 heronjtë e Kosharës që dhanë jetën e tyre për nderin dhe lirinë e Kosovës. Varret e tyre janë pishtarë që na e ndriqojnë rrugën sa herë që ne e humbim atë në terrin e rrjedhës së historisë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit